Sonte (13 dhjetor) , duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup, do të interpretohet kryevepra komike e operës “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini, raporton Portalb.mk. Shfaqja drejtohet nga dirigjenti Xhanlluka Martinengi (Itali), regjia nga Ursula Horner (Austri), me skenografi nga Marija Veteroska dhe kostumografi nga Marija Pupuçevska. […]