Jasmin Kadriu është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke sjellë menjëherë dinamika të reja në lojë. 28-vjeçarja u shpreh se vendimi për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend është i lidhur me një arsye të veçantë, për të cilën pritet të flasë më shumë gjatë qëndrimit të saj në spektakël. Hyrja e saj në spektaklin e së premtes u karakterizua nga një qasje e drejtpërdrejtë dhe mjaft vrullshme, duke mos kaluar pa u vënë re nga banorët dhe publiku. Një nga momentet më të komentuara ishte refuzimi i saj për t’u përshëndetur me banoren Alba. - YouTube youtu.be Jasmin nuk ia zgjati dorën Albës, duke deklaruar hapur se nuk i pëlqen si tip dhe se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me të, një veprim që krijoi menjëherë tension dhe reagime brenda shtëpisë. Ky debutim i fortë i Jasmin Kadriut pritet të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve dhe të sjellë përplasje e diskutime të reja në vazhdimësinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be