Ilir Krasniqi në stilin e një sulmuesi, shënon dhe ia siguron një pikë Kolosit

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi ka shënuar gol gjatë ditës së sotme (e shtunë) për skuadrën e tij, Kolos Kovalivka. Kolos Kovalivka ma marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Kryvbas pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Ukrainës. Më meritoni për këtë barazim të mysafirëve ishte reprezentuesi i Kosovës, Ilir Krasniqi, i cili shënoi golin për 1-1. Goli i Krasniqit erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes, ku në stilin e një sulmuesi shënoi pas harkimit të Oleksandr Demchenko. View this post on Instagram A post shared by FC Kolos Kovalivka (@fckoloskovalivka) Ky ishte goli i parë për ish-yllin e Llapit këtë edicion, por shumë i vlefshëm për skuadrën e tij. Me këtë barazim, Kolos ngjitet në pozitën e pestë në Superligën e Ukrainës me 25 pikë, ndërsa Kryvbas mbetet i katërti me 26 pikë. /Telegrafi/