Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Mainz në një ndeshje dramatike të Bundesligës në Allianz Arena, duke marr barazimin e dytë, ku ka edhe 12 fitore në 14 javët e para . Ndeshja nisi me një gol të hershëm të Bayernit në minutën e 29-të, kur Serge Gnabry dha një pasim perfekt te Lennart Karl, i cili shënoi nga afërsia duke lënë portierin Daniel Batz të pa përgjigjje. Mainz barazoi në minutën e 45+2’, kur Kacper Potulski shfrytëzoi një goditje këndi të William Boving dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, me VAR që konfirmoi golin. Në pjesën e dytë, Mainz kaloi në avantazh në minutën e 67’, kur Jae-Sung Lee shënoi me kokë pas një harkimi të Stefan Bell. Bayern reagoi më vonë, dhe në minutën e 87’, Harry Kane shënoi nga penalltia duke vendosur rezultatin final 2-2. Pavarësisht barazimit, Bayern mbetet lider me 38 pikë, duke ruajtur diferencën e lartë në Bundesligë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore