Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, tensioni mes konkurrenteve Shkurte Haxhiu dhe Benita Zena ka arritur kulmin. Debati i tyre ka qenë i ashpër dhe ka përfshirë akuza dhe replika të forta. Gjatë përplasjes, Shkurta iu drejtua Benitës me fjalët: “Oj Benitë, oj Benitë oj e çmontuar, oj femër e gomës. O çmontim". View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Benita nuk qëndroi pa përgjigje dhe i tha: “Ti je duke i ofenduar shumicën e këtyre femrave brenda". Por Shkurta nuk u ndal: “Kush e ka mizën ndër kapelë, s’kam çfarë të bëj". View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Benita shtoi: “Të gjitha femrat jashtë edhe brenda je duke i ofenduar". Në fund, Shkurta u mbrojt duke thënë: “Jam kundër dhe vazhdoj të jem". View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/