Komisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, tha se autoritetet nuk po kërkojnë autorë të tjerë për sulmin vdekjeprurës. Dy personat e armatosur janë babë dhe bir, tha ai, të moshës 50 dhe 24 vjeç. Babai u vra nga policia, ndërsa djali mbetet në spital, transmeton Telegrafi. Kërkimet zbuluan se gjashtë armë zjarri i ishin dhënë me leje 50-vjeçarit dhe gjashtë të tjera u gjetën në vendngjarje. Ai kishte një leje arme për afërsisht një dekadë. Lanyon nuk pranon të komentojë për pyetjet në lidhje me ideologjinë ose motivin. /Telegrafi/