Pedri thyen rekordin e Messit, Flick me fjalë të mëdha për gjeniun e Barcelonës

Mesfushori spanjoll Pedri vazhdon të shkëlqejë te Barcelona, duke thyer një rekord të madh të Leo Messit në triumfin ndaj Osasunës. Mbrëmë, 23-vjeçari u bë lojtari më i ri që arrin 150 ndeshje në La Liga për katalanasit, duke tejkaluar legjendën argjentinase. Sipas raportimeve të GOAL, arritja e Pedrit është një dëshmi e klasit, qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit të tij në një klub ku kërkesat ndaj futbollistëve të rinj janë gjithmonë të larta. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me performancën e Pedrit dhe e përshkroi atë si një avantazh të madh për ekipin, pavarësisht se Raphinha shënoi dy gola në këtë ndeshje. 1 - At 23 years and 18 days old, Pedri González will become the youngest player to reach 150 appearances for Barcelona in LaLiga, surpassing the previous record held by Lionel Messi, who played his 150th match against Real Zaragoza in October 2010 (23y, 121d). Icons. pic.twitter.com/GIStkxbhoo — OptaJose (@OptaJose) December 13, 2025 "Pedri është një lojtar fantastik, i klasit të parë. Çfarë mund të them për të? Ai është absolutisht i pabesueshëm", deklaroi Flick. Pas 17 xhirove të luajtura, Barcelona është në krye të La Ligas me 43 pikë, katër më shumë se Real Madrid. /Telegrafi/