Pasi Osmani vizitoi kryetarin e Mitrovicës, reagon Hoti: Shkuarja për ta uruar ish-bashkëthemeluesin saj është shkelje e hapur kushtetuese

Pas vizitës që ia bëri sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ish bashkpartiakut të saj Faton Peci i cili tashmë udhëheq më Komunën e Mitrovicës, ka reaguar ish-deputeti Avdullah Hoti. Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake “Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike”. Ai tha se shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. “Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar ndër të tjera Hoti. /Telegrafi/