Aktori britanik, Callum Turner, ka zbuluar për Variety se tashmë po kërkon role që nuk përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij. Ky vendim vjen si një mënyrë për të ruajtur privatësinë dhe jetën e tij personale, veçanërisht marrëdhënien me partneren e tij, këngëtaren Dua Lipa. “Edhe pse është pjesë e punës sime, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, ka deklaruar Turner. Foto: X Aktori ka shtuar se tani po fokusohet në projekte që i lejojnë të shfaqë talentin e tij pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë tension ose keqkuptime. Ky qëndrim është pritur me interes nga fansat, të cilët e shohin si një hap të guximshëm për të vendosur kufijtë mes punës dhe jetës personale. Vendimi i Turnerit ka nisur gjithashtu diskutime mbi mënyrën se si aktorët mund të menaxhojnë marrëdhëniet personale dhe etikën në industrinë e filmit, duke balancuar detyrimet profesionale me respektin ndaj partnerit ose partneres. Ata janë bashkë që një kohë dhe tashmë të fejuar. /Telegrafi/ Callum dhe Dua