Brenda automjetit të djegur në Llogara ku u gjet trupi i pajetë i një personi nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja. Pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie. Ai ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit. Origjina e tij është nga Berati. Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Dyshimet janë se viktima ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij teksa është shkrumbuar nga flakët. Pritet që të konfirmohet nga policia./Euronews Albania