Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të FIFA të njohur si The Best: Kush do të jetë futbollisti më i mirë në botë?

Fituesit e çmimeve prestigjioze “The Best FIFA Football Awards” për vitin 2025 do të shpallen të martën në një ceremoni në Doha. Ceremonia fillon në orën 18:00, dhe të ftuarit kanë filluar të mbërrijnë në Katar sot. Ceremonia do të zhvillohet para finales së Kupës Ndërkontinentale, në të cilën PSG dhe Flamengo do të garojnë në stadiumin “Ahmad bin Ali”, dhe çmimet kryesore për lojtarët dhe trajnerët më të mirë do të ndahen në një darkë gala në Sallën e Katarit, e vendosur në hotelin luksoz Fairmont. Who will be crowned #TheBest ? ? Click here to learn more and find out how you can watch the special event live! — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 15, 2025 Gjatë ditës, FIFA do të shpallë fituesit e çmimeve për tifozët më të mirë, portierët, golin më të mirë dhe çmimin e lojës së ndershme. Në garën e meshkujve për çmimin “The Best”, u nominuan yjet e Barcelonës, Lamine Yamal, Pedri dhe Raphinha, sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe disa lojtarë nga kampionët evropianë të PSG-së, Vitinho, Nuno Mendes, Ousmane Dembele, i cili është gjithashtu fituesi aktual i “Topit të Artë”, dhe Achraf Hakimi, i shpallur lojtari më i mirë në Afrikë për vitin 2025, dhe midis tyre do të jetë pasardhësi i Vinicius Junior, i cili fitoi çmimin vitin e kaluar. Rreth 800 personalitete do të marrin pjesë në ceremoninë në Doha, përfshirë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Fituesit përcaktohen nga një sistem në të cilin votat e tifozëve, kapitenëve dhe përzgjedhësve, si dhe përfaqësuesve të medias kanë peshë të barabartë (secili grup ka 25 përqind të votave). Sa i përket mediave, këtë vit për Kosovën, ka votuar gazetari i Telegrafit, Lavdim Pireva. ???: The 'FIFA The Best' award will be announced tomorrow, who should win from the final 11 nominees? ✨ • Cole Palmer • Pedri • Ousmane Dembélé • Vitinha • Lamine Yamal • Harry Kane • Nuno Mendes • Achraf Hakimi • Mo Salah • Kylian Mbappé • Raphinha pic.twitter.com/GJl07i1AyU — The Touchline | ? (@TouchlineX) December 15, 2025 Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe shihet si favoritët kryesor për çmimin kryesor të mbrëmjes. / Telegrafi /