Kandidati për deputet Pal Lekaj ka marrë pjesë sonte në një koktej festiv të organizuar në nder të Krishtlindjeve, i mbajtur në Kishën e Novosellës. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë festive dhe mblodhi së bashku Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kolegë kandidatë për deputetë dhe anëtarë të Aleancës, ndërsa organizimi u bë nga rinia e Novosellës. Lekaj theksoi se Krishtlindjet janë më shumë se një festë, duke i cilësuar si një kujtesë për përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit, për respektin, shpresën, si dhe për rëndësinë e familjes dhe të ardhmes. Ai falënderoi rininë e Novosellës për organizimin dhe energjinë e sjellë në këtë mbrëmje festive, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e bashkimit dhe frymës komunitare.