Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person, i dyshuar si Artjol Xhelo, u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët. Siç mësohet brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje. Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie. Ndërkohë që dyshohet të ketë kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit, ndërsa origjina e tij është nga Berati. Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë Policia në vendngjarje pritet të konfirmojë nëse është kjo pista. Po ashtu po hetohet dhe për ndonjë vrasje, dhe me pas e kane djegur personin. Ndërkohë qe po verifikohet shasia e mjetit tip BMW sepse targat janë shkrire nga zjarri.