Norvegjezi fenomenal, Erling Haaland, ka arritur të shënojë tashmë 147 gola në vetëm tre vjet e gjysmë që luan për Manchester Cityn, duke luajtur 168 ndeshje. Kjo statistikë tregon qartë sa i vdekjeprurës është ai para portës së kundërshtarit, madje duke tejkaluar Cristiano Ronaldon gjatë dy periudhave të tij te Manchester United. Ronaldo luajti për herë të parë për ekipin e "Old Trafford" nga 2003 deri në 2009 dhe më pas nga 2021 deri në 2022, duke regjistruar 346 ndeshje dhe 145 gola për Man United. Erling Haaland already has the same number of goals for Man City as Cristiano Ronaldo had for Man United – in 179 fewer games! ? pic.twitter.com/PyjTkd7UWO — Man City Fever (@mancityfever2) December 11, 2025 Megjithatë, kur shikohen të gjithë golat e karrierës, portugezi mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori, me një total prej 950 golash. Këtë sezon, Haaland ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje të Ligës Premier, duke u konsoliduar si golashënuesi më i mirë në ligë dhe një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Telegrafi/