Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje familjes së tij

Eduard Kuçi dhe Fjolla Morina janë përfshirë në një debat të ashpër në festën e ditëlindjes së Dolces. Ata shpërthyen në një moment, gjersa këngëtarja kaloi në ofendime të mëdha. Banori nga ana tjetër theksoi se nuk kishte qëllime të këqija për atë që i tha Fjollës, pasi i kërkoi që të zhvishej. Foto: Instagram Artistja shtoi se ishte bërë me tendencë kjo dhe se për atë u nervozua me Edin. Pas gjithë klipit në Prime, Fjolla tha se i kërkon falje familjes së Edit, por jo edhe këtij. "Familjes së Edit i kërkoj falje, nënës edhe babës", tha ajo. Dyshja u munduan të sqarohen për këtë që ndodhi, megjithëse nuk u pajtuan. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)