Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka nisur komunikimin e tij publik me një mesazh lutjeje dhe solidariteti, duke iu drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen në natën e sotme (e hënë). “Mirëmbrëma Dini, mirëmbrëma të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ata që nuk kanë, Zoti ishalla u jep, ata që kanë, Zoti i ruajt”, u shpreh Rexha në fillim të fjalës së tij. Më tej, ai theksoi edhe njëherë mbështetjen për të burgosurit shqiptarë, duke bërë thirrje për lirimin e tyre sa më të shpejtë. Foto: Instagram “Të burgosurit tanë kudo që janë, në Hagë dhe në Kumanovë, ishalla Zoti i liron sa më shpejt", shtoi tutje. Mesazhi i Rexhës është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, duke e cilësuar si një thirrje që prek ndjenjat kombëtare, ndonëse po bëhet për vëmendje në një format të tillë. Labi në të shumtën e rasteve i bën me qëllim këto thirrje duke marrë parasysh se edhe komentohen jashtë. Loja e tij po merr kritika të shumta nga opinionistët, por edhe nga publiku. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)