Roma fiton ndaj Comos me golin e Wesley

Në javën e 15-të të Serie A, Roma mposhti Comon me rezultatin minimal 1-0, duke vazhduar të jetë në kontakt me kreun. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe dominim të posedimit nga Roma, e cila krijoi raste të rrezikshme përpara portës së Comos. Pjesa e parë ishte relativisht e balancuar, Romën që iu afrua golit me Evan Ferguson, por pa sukses. Bryan Cristante shënoi në minutën e 49-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Roma arriti të shënonte golin vendimtar në minutën e 61’, kur Wesley Franca mori një pasim perfekt dhe me një goditje të ulët dërgoi topin në qoshen e majtë të portës, duke vulosur rezultatin 1-0. Skuadra e Gian Pierro Gasperinit, ishte afër golit të dytë me Leon Baileyn, në kohën shtesë, por fati nuk ishte me të. AS Roma tani ka 30 pikë dhe mban vendin e katërtë, duke marr një fitore të rëndësishme për të ruajtur vendin në zonën Champions League, ndërsa Como mbeti e shtata me 24 pikë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore