Ludo Lee, shqiptari i njohur për përkujdesjen ndaj dukjes së shumë yjeve të famshëm, është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Ai ka hyrë në shtëpinë më të famshme në spektaklin e së hënës, duke ngjallur interes të madh te publiku. Me përvojën e tij në botën e modës dhe stilit, pritet që prania e Ludo Lee të sjellë dinamika të reja dhe diskutime interesante brenda shtëpisë. - YouTube www.youtube.com Pjesëmarrja e tij shton kuriozitetin për rrjedhën e këtij edicioni dhe për mënyrën se si ai do të përshtatet me lojën dhe banorët e tjerë. Pak ditë më parë shtëpisë më të famshme në Kosovë i është bashkuar Jasmin Kadriu. Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë loja e tyre në këtë format si konkurrentë të rinj. Ai u shfaq i entuziasmuar dhe i lumtur për hyrjen në këtë reality shou. /Telegrafi - YouTube www.youtube.com