Dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një personi tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë ku disa predha kanë depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobilie shtëpiake. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:21, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja. “Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobile shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja”, thuhet në raport. /Telegrafi/