Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes të personit të dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së një personit Hajder Petref Mukaj. Policia në njoftim bën të ditur se Mukaj dyshohet për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Pejë, më datën 09 shtator 2025, në koordinim dhe me autorizim nga prokurori i Shtetit, në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ ka bërë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit/va të dyshuar. Pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar, duke iu falënderuar bashkëpunimit me qytetarë është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) MUKAJ dhe përmes këtij publikimi kërkohet bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar i cili shihet në fotografi”, thuhet në njoftim. Për çdo informatë, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com . /Telegrafi/