Gosalci: Në fundvit pritet të ketë borë dhe acar, temperatura -20°C

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se moti në fundvit do të jetë me borë e acar. Gosalci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar mjegulla do të vazhdoj të mbizotëroj edhe në ditët në vijim. Siç tha ai temperaturat do të arrijnë deri në -20 gradë Celsius. “Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të mot-moteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri - 20°C”, ka shkruar Gosalci. /Telegrafi/