Banorët e Big Brother Vip Kosova 4 kanë zhvilluar nominimet e radhës, duke përzgjedhur nga dy emra dhe duke dhënë arsyet për secilin vendim të marrë. Si rezultat i votave të shtëpisë, përveç Toneyt dhe Kushtrimit, të cilët janë renditur si më pak të preferuarit e publikut, në listën e të nominuarve janë futur edhe Alba, Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu. Një pjesë e madhe e banorëve kanë zgjedhur të nominojnë Labinot Haxhiun, duke theksuar se dëshirojnë ta shohin më aktiv në lojë, pasi sipas tyre ai ende nuk është përfshirë sa duhet në dinamikën e shtëpisë. Sa i përket Albës, disa banorë u shprehën se nuk e shohin si të sinqertë në mënyrën se si po luan, ndërsa të tjerë thanë hapur se thjesht nuk e durojnë. Ndërkohë, Elijona, e shpallur si banorja më e pëlqyer nga publiku, falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur me vota. Ajo nominoi Labin, duke thënë se sipas saj ai duhet ta lërë vetë shtëpinë, si dhe Benitën, për të cilën u shpreh se i duket shumë e mbushur me inat . /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)