Sasa Hoda pak ditë më parë ka tronditur me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo tregoi se vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob dhe se është e vetmja që u operua. Më pas ndau në rrjetet e saj sociale disa fotografi se si duket në të vërtetë me sëmundjen që e ka prekur. Foto: Instagram Në një bisedë ditën e sotme (e martë) me banorin e ri Ludo Lee, Sasa thotë se ka pasur një qëllim që ka hyrë në këtë format. "Ky ka qenë qëllimi im për me qenë në Big Brother për me iu thënë të gjitha femrave që duani veten dhe trupin si e keni", u shpreh ajo. Tutje tha: "Tani paramendoje kur del në Big Brother para miliona njerëzve në emisionin më të shikuar dhe e tregon veten, këtu mundohem të tregojnë veten tonë". Sa i përket lojës, Sasa ka qenë më pasive dhe jo më kot në një moment u shpall më pak e preferuar nga publiku. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)