Hajrullahi: Iku kryeprokurori më analfabet që kemi pasur deri sot, vepronte në bazë të urdhrave partiake

Ish-shefi i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi, i cili së fundmi kërkoi ndërprerjen e funksionit në Prokurorinë e Lartë Publike, ka komentuar dorëheqjen kryeprokurorit Lubço Kocevski. Ai ka adresuar serioze për gjendjen në Prokurori, duke theksuar se nën udhëheqjen e Lupço Kocevskit lëndët zvarriten qëllimisht dhe trajtohen pa një synim të qartë për të arritur në një vendim gjyqësor. “Ja, Kocevski dha dorëheqje – ky është karakteri i tij. Ai është një njeri gënjeshtar, pa as edhe një grimë vlerash morale. Për mua ishte e pashpjegueshme se si një profil i tillë njeriu, analfabet dhe që nuk e njeh mjaftueshëm gjuhën maqedonase, mund të arrijë në këtë pozitë. Ai është i prirur ndaj çdo urdhri të dhënë nga partitë politike. Kur pa se rrethi po i ngushtohej, dha dorëheqje”, deklaroi Hajrullahi për "Mkd.mk". Hajrullai thekson se kërkesën për ndërprerjen e funksionit e ka paraqitur pas më shumë se një viti pezullimi që e mori nga Kocevski, dhe kjo, siç thotë ai, nën kontroll dhe me urdhër të ish-prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).