Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer periudhën e jetës së tij kur ishte i varur nga lojërat e fatit. Gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, ai tha se kazino është gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme. “Në 2014-ën kam luajtur aq shumë kazino, kam pas rast që as parkingun s’kam pas me çka me pagu", u shpreh ai. Foto: YouTube Tutje tha: "Kam shkuar dhe iu kam thënë ose ma ndalon…është sendi ma i keq kazino. Më i rrezikshëm s’ka". Parukieri i famshëm u bë pjesë e formatit më të famshëm në vend në spektaklin e së hënës. Ai ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si: Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kendall Jenner, Jessica Alba etj. I njëjti jeton dhe vepron në Zvicër, ku edhe zhvillon profesionin e tij. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com