Ndërprerje e furnizimit me ujë në zonën e Çabratit, KRU Gjakova del me njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Gjakova ka njoftuar se në zonën e Çabratit, që nga ora 13:00, ka mungesë të energjisë elektrike. Si pasojë e ndërprerjes së rrymës, rezervuari i Çabratit ka nisur të zbrazet, çka pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e kësaj zone. Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes, KEDS. Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim, duke theksuar se situata është jashtë kompetencave të saj dhe varet nga rikthimi i furnizimit me energji elektrike. / Telegrafi /