Përmbyset një autobus në Iran, 13 të vdekur dhe 11 të plagosur

13 persona u vranë dhe 11 u plagosën kur një autobus që udhëtonte në drejtimin Isfahan-Natanz u përmbys në Iran. Mansur Shushafurushin, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të emergjencave të provincës Isfahan, tha se oficerët e policisë dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje. Një hetim për çështjen është duke u zhvilluar.