Ura për këmbësor mbi lumin Ibër sot pritet të lëshohet për qarkullim

Ura për këmbësorë e cila është ndërtuar mbi lumin Ibër, nga sot (17 dhjetor) pritet të lëshohet për qarkullim. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Durmishi e ka quajtur këtë një “kryevepër mbi Ibër”. “Kryevepra mbi Ibër, ura për këmbësorë, lëshohet për qarkullim nesër”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Telegrafi/