Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i është përgjigjur kritikave për çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës 2026, duke bërë një kategori të lirë. FIFA tani ka prezantuar kategori të reja çmimesh prej 60 dollarësh, të cilat do të jenë të disponueshme për blerje për të gjitha 104 ndeshjet, përfshirë ndeshjen finale. Kjo tarifë do të jetë fikse për të gjitha ndeshjet në të gjithë turneun, përfshirë finalen, dhe vlen për rreth 2 për qind të të gjitha biletave të Kupës së Botës 2026. FIFA’s new $60 price tier applies to around 2% of all 2026 World Cup tickets. FIFA have reacted to backlash but several Member Associations and supporters’ groups still want further reductions to make the World Cup affordable. Understand meetings took place over the weekend and… https://t.co/LjQ6YDMsh0 — Ben Jacobs (@JacobsBen) December 16, 2025 Biletat nga kategoria e çmimeve të krijuar rishtazi "niveli i tifozëve" do t'u ndahen federatave kombëtare për ndeshjet individuale në të cilat do të luajnë ekipet e tyre. Këto federata pritet të vënë biletat në dispozicion të "tifozëve besnikë që janë të lidhur ngushtë me ekipet e tyre kombëtare", thuhet në deklaratën zyrtare. Ky veprim vjen pasi tifozët u tronditën dhe u zemëruan nga çmimet që varionin nga 120 deri në 265 dollarë për ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa çmimi për ndeshjen finale, që do të luhet më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey, është 4,185 deri në 8,680 dollarë. /Telegrafi/