Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht sonte dhe do të vijojë përgjatë netëve të ardhshme, më 18, 19 dhe 20 dhjetor. Edicioni i sivjetmë sjell në skenë një numër të madh artistësh të talentuar, të cilët do të prezantojnë krijimet e tyre më të reja, duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit në vend. I karakterizuar nga një larmi e madhe stilesh dhe zhanresh muzikore, ky edicion i premton publikut një eksperiencë të pasur dhe dinamike artistike. View this post on Instagram A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh) Gjatë dy netëve të para, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë ‘live’ këngët garuese, të cilat do të vlerësohen përgjatë festivalit. Nata finale është e rezervuar për shpalljen e fituesit i cili do të përfaqësojë më pas Shqipërinë në Eurovision. Një nga të ftuarit specialë të këtij edicioni të Festivalit të Këngës në RTHS është Tommy Cash, përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit. Ai u shndërrua në një sensacion të vërtetë të festivalit në muajin maj me këngën “Espresso Macchiato”, duke fituar zemrat e publikut. Artisti pritet të ngjitet në skenë në natën finale të 20 dhjetorit.