Rreth orës 15:52, në fshatin Arbëri e Epërme të Drenasit, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personit zyrtar. Sipas Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar është hasur nga njësiti policor duke demoluar dhe thyer dritaret e një shtëpie. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarë policorë. Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndihmë mjekësore ka pranuar gjithashtu edhe i dyshuari. I dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/