Spahiu: Të gjitha temat në fushatën parazgjedhore janë shpenzuar

Analisti politik Nexhmedin Spahiu vlerësoi se të gjitha temat në fushatat parazgjedhore janë shpenzuar dhe se mesazhet e partive politike do të jenë të njëjta me ato në zgjedhjet e fundit, si dhe se narrativa për "qetësimin e veriut" e theksuar nga Kryeministri i Kosovës në mandatin teknik, Albin Kurti, nuk do të pranohet më nga votuesit.