Ja na erdhi kerri i ri - Zbritje + goma falas, vetëm për fundvit

Me afrimin e festave të fundvitit, Auto Mita ka lansuar ofertat e reja promovuese për gamën e veturave Renault, Nissan dhe Dacia, duke ofruar zbritje deri në 10,000 euro, goma dimri falas dhe përfitime shtesë për klientët. Ofertat përfshijnë disa nga modelet më të kërkuara në treg, nga SUV-të hibride me teknologji të avancuar e deri te veturat urbane ekonomike, duke krijuar mundësi të favorshme për ata që planifikojnë blerjen e një veture të re në këtë periudhë festive. Një nga ofertat kryesore është Nissan X-Trail Tekna ePower Full Hybrid , i cili nga 56,990 euro tani ofrohet për 46,990 euro , duke përfshirë zbritje prej 10,000 eurosh si dhe goma dimri falas . Ky model vjen me motor Full Hybrid 213 KF, 4x4 automatik , teknologji moderne dhe pajisje të shumta sigurie dhe komoditeti. View this post on Instagram A post shared by Auto Mita (@auto.mita) Po ashtu, Renault Austral Esprit Alpine Mild Hybrid 160 KF automatik ofrohet me çmim të reduktuar nga 41,900 euro në 35,900 euro , me 6,000 euro zbritje dhe goma dimri falas, duke u dalluar për paketën sportive Esprit Alpine dhe teknologjinë e avancuar të asistencës në vozitje. View this post on Instagram A post shared by Auto Mita (@auto.mita) Në listën e ofertave përfshihet edhe Nissan Qashqai N-Connecta Mild Hybrid 158 KF automatik , i cili nga 40,990 euro tani ofrohet për 34,990 euro , me 6,000 euro zbritje dhe goma dimri falas, si dhe pajisje të plota sigurie dhe teknologjie. View this post on Instagram A post shared by Auto Mita (@auto.mita) Oferta promovuese përfshin edhe modele më kompakte, si Renault Captur Techno Mild Hybrid 160 KF automatik , i cili ofrohet nga 29,790 euro në 26,790 euro , si dhe Dacia Stepway Expression TCe 90 KF automatik , nga 21,490 euro në 19,490 euro , të dyja me goma dimri falas. View this post on Instagram A post shared by Auto Mita (@auto.mita) Auto Mita njofton se përveç zbritjeve, për të gjitha modelet në ofertë përfshihen edhe kasko dhuratë, 5 vite garancion dhe interes preferencial për financim , duke e bërë ofertën edhe më të favorshme për blerësit. Të interesuarit mund të vizitojnë showroom-in e Auto Mita për më shumë informata ose për test-drive, si dhe të kontaktojnë falas në numrin 0800 30 333 .