QETËSIA

Poezi nga: Johann Wolfgang von Goethe Përktheu: Fan S. Noli Përmi çdo majë mali Ka qetësi: Mi asnjë majë mali Asgjë s’lëvis, As pipëtin; Në pyllin zoqt’ e vegjël po pushojnë: Prit pak, se shpejt a vonë Gjen qetësi dhe ti.