Radakoviq: Votuesit janë të lodhur nga proceset zgjedhore, nuk pres asgjë të re në fushatë

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në Mitrovicën e Veriut, Dushan Radakoviq, theksoi se nuk pret një fushatë parazgjedhore të ndryshme nga ajo e shkurtit, duke deklaruar se votuesit janë të lodhur nga procesi zgjedhor, i cili do të rezultojë në një numër më të ulët votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.