Një nga boksierët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, kampioni i pamposhtur i botës Terence Crawford, ka njoftuar fundin e karrierës së tij mbresëlënëse. Vendimi vjen vetëm tre muaj pas fitores së tij epike ndaj Canelo Alvarez për të unifikuar titujt e peshave super të mesme. 38-vjeçari nga Nebraska, i cili e mposhti legjendën meksikane në një performancë dominuese në Las Vegas në muajin shtator, e ndau vendimin e tij me publikun nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale. “Po tërhiqem nga garat, jo sepse kam mbaruar së luftuari, por sepse kam fituar një lloj beteje tjetër. Një betejë ku largohesh sipas kushteve të tua”, ka thënë Crawford. Crawford (42-0, 31 KO) tërhiqet si kampioni në fuqi i peshave super të mesme WBA, IBF dhe WBO. Ai mbante gjithashtu rripin e WBC, por ky titull iu hoq më parë këtë muaj për shkak të një mosmarrëveshjeje për tarifat e papaguara. Kampionit të boksit iu hoq rripi i WBC sepse nuk pagoi një tarifë qesharake për meçin në të cilën fitoi 50 milionë dollarë I shtyrë nga dëshira për të vërtetuar të kundërtën Duke folur në video, Crawford tha se karriera e tij është nxitur nga dëshira për t'i "vërtetuar të gjithëve se kanë gabim". "Çdo boksier e di që ky moment do të vijë, thjesht nuk e dimë kurrë se kur. Kam ndjekur diçka gjithë jetën time. Jo rripa, jo para, jo tituj. Por ajo ndjenjë, ajo që ke kur bota të dyshon, por vazhdon të shfaqesh dhe vazhdon t'u provosh të gjithëve se kanë gabim". "Po luftoj për familjen time. Po luftoj për qytetin tim. Po luftoj për fëmijën që isha, ai që nuk kishte asgjë tjetër përveç një ëndrre dhe një palë dorezash. Dhe e bëra të gjithën sipas mënyrës sime. I dhashë këtij sporti çdo frymëmarrje që pata", përfundoi boksieri. View this post on Instagram A post shared by Terence Bud Crawford (@tbudcrawford) Një karrierë për t’u mbajtur mend Karriera profesionale e Crawford zgjati tre dekada. Ai debutoi në vitin 2008 dhe shpejt u vendos si një nga talentët më emocionues në boks. Ai fitoi titullin e tij të parë botëror, kurorën e peshës së lehtë ËBO, në vitin 2014 me një fitore ndaj skocezit Ricky Burns. Në total, ai fitoi 18 tituj botërorë në pesë kategori peshe, duke kulmuar me një fitore ndaj Alvarez. Ai del në pension me një arritje të jashtëzakonshme - nuk është rrëzuar kurrë zyrtarisht. Të 42 fitoret e tij kanë qenë me vendim unanim ose me ndërprerje, dhe çuditërisht, asnjë gjyqtar i vetëm nuk e ka vlerësuar kurrë një ndeshje në favor të kundërshtarit të tij gjatë gjithë karrierës së tij. /Telegrafi/