SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (28), S.A. (30), E.A. (23), G.A. (44) dhe A.A. (19), të gjithë nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale "dhunë". Sipas policisë, më 26 shtator të këtij viti në fshatin Zhelinë, pas një grindjeje të mëparshme, të akuzuarit sulmuan fizikisht një vajzë 19-vjeçare nga i njëjti fshat.