Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka dalur me premtim për të posadiplomuarit në Kosovë. Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës çdo të diplomuarit do t’i garantohet punësim për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj. “Për çdo të diplomuar në Kosovë, do të garantohet punësimi për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj. Punësim i garantuar, pagë e garantuar”, ka thënë Abdixhiku. Tutje ai shtoi se asnjë i diplomuar nuk do të sillet rrugëve pa mundësi e pa shpresë. Dhe se shpresë do të ketë. /Telegrafi/