Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme. Bëhet fjalë për një sulm fizik që ndodhi mes ligjvënësve nga pozita dhe partitë opozitare, transmeton Telegrafi. Madje në një moment njëri prej tyre e godet një tjetër më grusht në fytyrë – duke i detyruar të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. Gjithçka ndodhi derisa po debatohej në Parlamentin bullgar për buxhetin – duke nxitur një përplasje pozitë-opozitë. Në një moment njëri nga deputetët e godet me shqelm një tjetër dhe më pas e vazhdojnë me grushte. E për ta qetësuar situatën, të pranishmit nxjerrin nga salla deputetin që sulmohet. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com