Shkarkimi i Erik ten Hag në Leverkusen ishte vendosur që në ditën e parë të ndeshjes

Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv. Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët. Sipas Sport Bild , drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2. Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar. Carro e ka cilësuar emërimin e ten Hag si një gabim. Pas largimit të trajnerit holandez, drejtimin e skuadrës e mori Kasper Hjulmand, i cili ka arritur të stabilizojë sërish “Werkself”-in. /Telegrafi/