Mesfushori kosovar Behar Neziri ka pësuar një lëndim të rëndë, duke këputur ligamentet në gjurin e djathtë. Ylli i St.Gallen u lëndua në ndeshjen të cilin ekipi zviceran e zhvilloi të martën në mbrëmje ndaj Sionit. Neziri u aktivizua në këtë ndeshje si titullar dhe u lëndua pak minuta para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Testet mjekësore të cilave ai iu nënshtrua të mërkurën në mëngjes, konfirmuan se Neziri ka pësuar këputje të ligamentit. 22-vjeçari tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj. Vlen të theksohet se Neziri këtë sezon u aktivizua në 17 ndeshje për St.Gallen, duke luajtur në të gjitha nga minuta e parë./ Telegrafi /