Rreth 1,800 konsumatorë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të përfitojnë nga vendosja e ujëmatësve digjitalë, në kuadër të fazës së parë të një projekti të ri të KRU “Prishtina”. Sipas njoftimit, projekti synon modernizimin e sistemit të matjes së konsumit të ujit, duke rritur saktësinë e leximeve, transparencën për konsumatorët dhe efikasitetin në menaxhimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Nga kompania bëhet e ditur se pas përfundimit të fazës së parë në lagjen Bregu i Diellit, procesi i instalimit të ujëmatësve digjitalë do të vazhdojë gradualisht edhe në zona të tjera, deri në përfshirjen e të gjithë konsumatorëve të KRU “Prishtina”. Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, menaxhimin më të mirë të resurseve ujore dhe rritjen e besimit ndërmjet kompanisë dhe konsumatorëve. / Telegrafi /