Punëtorët e NPL “Ambienti” pastrojnë dhe mirëmbajnë Fushën e Sportit në Ferizaj

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Sh.A. në Ferizaj kanë realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e Fushës së Sportit në qytet, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për përmirësimin e hapësirave publike. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ndërhyrja ka përfshirë largimin e mbeturinave, pastrimin e hapësirave përreth dhe rregullimin e mjedisit, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë hapësirë. Nga NPL “Ambienti” bëjnë të ditur se falë angazhimit të vazhdueshëm të punonjësve, fusha e sportit tashmë ofron një ambient më të pastër dhe më të rregullt, i përshtatshëm për aktivitete sportive dhe rekreative të komunitetit. Ndërmarrja thekson se do të vazhdojë me aksione të ngjashme edhe në hapësira të tjera publike, me qëllim rritjen e cilësisë së mjedisit urban në Ferizaj. / Telegrafi /