Kiara Tito do të jetë moderatore e Big Brother VIP Fan Club

Kiara Tito është përzgjedhur si moderatore e Big Brother VIP Fan Club për këtë edicion në Shqipëri. Në rolin e opinionistes është ish-banorja Françeska Murati dhe i dyti u zgjodh Arjan Konomi. Sivjet ky format do të fillojë menjëherë pas spektaklit të parë më 21 dhjetor. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub) BBVA 5 nis të shtunën (20 dhjetor) nën moderimin e Ledion Liços, për të tretën herë radhazi. Ai është pëlqyer tejet shumë nga publiku për mënyrën se si e udhëheq këtë reality shou dhe për atë se si i trajton çështjet. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub) Opinionistët e këtij edicioni nuk janë zbuluar akoma, ndonëse Arbër Hajdari ka mundësi të jetë sërish. Megjithatë, premtohet një spektakël me përplot surpriza e personazhe interesante. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)