Zheljazkov: Nuk kemi çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov, ishte në Bruksel, ku mori pjesë në takimin vjetor BE–Ballkani Perëndimor. “Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë parimor – nuk kemi çështje të pazgjidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk zhvillojmë asnjë kontest me RMV-në për çështje që lidhen me të ashtuquajturin kompromis i korrikut 2022, pasi kjo tashmë është një qëndrim i përbashkët evropian”, deklaroi Rosen Zheljazkov. Ai theksoi se pozicioni i Bullgarisë si vend anëtar është që çdo shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritave të veta, të vlerësohet për progresin e tij dhe jo nga një shtet i veçantë anëtar. “Vlerësimi i progresit për hapjen e Klasterit 1, i cili lidhet me kornizën negociuese, tregon njëfarë hezitimi nga ana e kolegëve në Shkup, por kjo nuk është çështje për të cilën ne japim mendimin apo qëndrimin tonë”, tha kryeministri bullgar në dorëheqje.