Veprim i pamenduar nga Labi e Benita - momenti kur rrëzohet Alba

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba Pollozhani u përfshi në një incident që ka ngjallur reagime të shumta nga publiku. Teksa Alba ishte duke fjetur, Labinot Rexha dhe Benita Zena vendosën t’i hedhin ujë si pjesë e një veprimi që u cilësua nga shumë shikues si i tepruar. Pas këtij momenti, Alba u zgjua e befasuar dhe, teksa tentoi të çohej, ajo u rrëzua. Foto: Instagram Ky veprim u prit me kritika të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e konsideruan të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm gjestin e bërë ndaj saj. Nga ana tjetër, banori Londrim Mekaj reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmë Albës për t’u çuar, një veprim që u vlerësua pozitivisht nga publiku. Ngjarja ka hapur diskutime mbi kufijtë e shakasë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe mënyrën se si banorët duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në situata që mund të rrezikojnë sigurinë fizike. E veç kësaj, ajo po vazhdon të tallet nga banorët e tjerë në shumë raste. /Telegrafi/