Elhaida Dani hap natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSh - merr vëmendje me fustanin ngjyrë blu

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka hapur mbrëmjen e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare. Edhe këtë vit, Elhaida është përzgjedhur si drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që ajo po e mban për të dytin vit radhazi, duke dëshmuar besimin që institucioni dhe publiku kanë ndaj saj. Festivali këtë vit po mbahet në kuadër të edicionit të 64-të, duke mbledhur artistë të njohur dhe emra të rinj të skenës muzikore shqiptare. Foto: YouTube Elhaida u ngjit në skenën e madhe me një fustan elegant ngjyrë blu, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Në përfundim të performancës, ajo uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha: “Me këmbë të mbarë”. Nata e parë nisi me emocione dhe pritet që të ketë përplot surpriza edhe gjatë netëve të tjera. Ky festival po udhëhiqet nga Arilena Ara dhe aktori Salsano Rrapi. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com