Moti në Shqipëri, vranët dhe me diell

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegulla do të jenë prezentë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek. Deti - Valëzimi forcës 0-1 ballë. /Telegrafi/