Publikohet lista e ngushtë e filmave për 12 kategori të 'Oscars'

Është publikuar lista e ngushtë (shortlist) e filmave në 12 kategori për ceremoninë e 98-të të çmimeve 'Oscar', që do të mbahet më 15 mars, me Conan O’Brien si prezantues. Anëtarë të ndryshëm të Akademisë kanë votuar në fazën paraprake për kategori si: Film dokumentar (i gjatë dhe i shkurtër) Film i huaj (ndërkombëtar) Filma të shkurtër (artistikë dhe të animuar) Grimi dhe frizuraMuzika dhe kënga origjinale Zëri dhe efektet vizuale - YouTube www.youtube.com Për herë të parë janë përfshirë edhe kategori të reja: Kasti më i mirë (Casting) Fotografia më e mirë (Cinematography) Filmi më i mirë ndërkombëtar ka 15 kandidatë nga vende si: Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, India, Japonia, Palestina, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra, Tunizia dhe të tjera. Ka gjithashtu lista të gjata kandidatësh për: dokumentarin më të mirë të gjatë dhe të shkurtër, filmin e shkurtër artistik dhe filmin e shkurtër të animuar. Në kategoritë teknike dhe muzikore dallohen shumë filma të mëdhenj si: “Avatar: Fire and Ash”, “Frankenstein”, “F1”, “Sinners”, “Wicked: For Good”, “Tron: Ares”, të cilët shfaqen në disa kategori njëkohësisht (muzikë, këngë, zë, efekte vizuale, grim). Këto lista nuk janë nominimet finale, por hapi i fundit para shpalljes zyrtare të të nominuarve për 'Oscar'. /Telegrafi/