“Edhe një i verbër mund ta shohë se ai është një lojtar fantastik”, Guardiola lavdëron Cherkin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vlerësoi performancën e mesfushorit Rayan Cherki në ndeshjen kundër Brentford në çerekfinalet e Kupës së Ligës Angleze (2-0). Futbollisti francez hapi rezultatin në minutën e 32-të të ndeshjes me një gjuajtje në këndin e sipërm nga jashtë zonës së 16-të metërshit. Paraqitja e tij e mirë ndaj Brentfordit, por edhe vazhdimësia e tij kanë bërë që Guardiola ta lavdëroj Cherkin, duke e cilësuar si lojtar fantastik. Rayan Cherki. Incredible. ? pic.twitter.com/andhv69Lkm — Manchester City (@ManCity) December 18, 2025 “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm pranë zonës së penalltisë së kundërshtarit”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes. “Ishte një gol fantastik, dhe madje edhe një burrë ose grua e verbër mund ta kuptojë se ai është një lojtar fantastik; nuk duhet të jesh gazetar apo trajner për ta parë këtë”. “E kam parë Phil Foden të shënojë gola të tillë shumë herë, dhe Kevin De Bruyne e ka bërë këtë edhe më parë, kështu që jam i lumtur që rezultati u hap në atë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/